Marina Vjollca dhe Getoar Selimi po pushojnë këto ditë në Barbados.
Çifti Getoar Selimi dhe Marina Vjollca kanë publikuar imazhe të njëpasnjëshme nga pushimet.
Ajo që më së shumti rrëmben vëmendje me këto fotografi është Marina, e cila u shfaq joshëse në një fustan të shkurtër.
Por, detaji tek i cili u përqënderuan ndjekësit është dora e moderatores që pothuajse çdo herë është tek barku.
Meqë kohën e fundit kanë qarkulluar thashetheme për një shtatzëni të mundshme të saj, kjo gjë shton akoma më shumë dyshimet.