Werder Bremen ka refuzuar ofertën e parë për Milot Rashicën.
Ylli i Kombëtares së Kosovës, pati një pjesë të dytë të sezonit të paharruar, si me skuadrën e tij Werder Bremen, e po ashtu edhe me ‘Dardanët’.
Paraqitjet në Bundesligë që u shoqëruan me gola dhe asistime, kanë bërë që skuadrat e mëdha të Evropës, të shprehin interesim për 22 vjeçarin nga Vushtrria.
Media më e madhe gjermane, Bild, raporton se Werder Bremen ka refuzuar një ofertë të majme nga kampionët e Portugalisë, skuadra e Benficas, përcjell lajmi.net.
Sipas Bild, Benfica ofroi 18 milionë euro për Rashicën, ofertë kjo që është hedhur në tokë menjëherë nga Werder Bremen./