Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident i rëndë komunikacioni ku ka mbetur i vdekur një 25-vjeçar me shtetas i Zvicrës. Në të vërtetë, ky ka qenë një vetaksident ku ka humbur jetën drejtuesi i mjetit.
Fillimisht, policia njoftoi se bëhet fjalë për një person me inicialet A.J., 34-vjeç nga Maqedonia e Veriut, por me pas rezultoi se personi që kishte humbur jetën ishte shtetasi zviceran, S.K., 25-vjeç.
“Në automjetin e aksidentuar, ne momentin kur ka arritur policia ka qenë një person (ngasësi), dhe aty janë gjete dokumentet me inicialet A.J. Mirëpo gjatë hetimit te rastit është konstatuar se dokumentet personale të gjetura në automjet nuk i ishin të viktimës”, sqaroi zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.
Ndërkohë, hetuesit e njësitit të trafikut janë duke u marrë me rastin./KosovaPress/