Futbollisti i ri i Gjilanit fiton gjyqin në FIFA, Flamurtari i detyrohet 20 mijë euro

Flamurtarit i shtohen faturat financiare. Në një kohë kur lojtarët që mbyllën sezonin e kaluar po përgatiten për gjyq, lojtarët që ikën më shpejt e kanë çuar çështjen në FIFA.

Marketing

Flamurtari ka humbur gjyqin me Muhamd Useinin. Mbi 20 mijë euro do të duhet që klubi vlonjat të paguajë për pagat e prapambetura të Useinit. Klubi do të duhet që të paguajë këtë shumë, ndërsa ende nuk ka nisur likuidimet.

Në një prononcim të dhënë për “Panorama Sport”, Useini thotë se i vjen keq për situatën, në të cilën gjendet Flamurtari. Ai thotë se komunikon edhe me lojtarët e tjerë, të cilët përcjellin me shqetësim këtë çështje.

“Akoma nuk jam paguar. Nuk mund të prisja më dhe klubin e çova në FIFA. Nuk dua që të komentoj shumë, pasi nuk besoja se do zgjaste kaq shumë. Mirëpo, ata i dinë punët e tyre. Më vjen keq për situatën në të cilën gjendet aktualisht Flamurtari”.

“Janë larguar lojtarë me vlera dhe që për të cilët ka nevojë çdo ekip. Shpresoj sa më shpejt që të zgjidhet situata. Normale që kam kaluar një periudhë shumë të mirë aty në Vlorë dhe nuk më vjen mirë kur dëgjoj që janë në këtë situatë jo të mirë. Unë flas me të gjithë lojtarët që kanë qenë te Flamurtari. Diskutojmë edhe për situatën e krijuar. Djemtë janë të mërzitur, pasi të gjithë mbajnë familjet e tyre me ato lekë. Uroj që të zgjidhet sa më shpejt situata për shkak se nuk mund të vazhdohet më kaq gjatë me këtë gjendje”, tha fillimisht Useini.

SHQIPËRIA

Muhamed Useini do ta dëshironte një aventurë tjetër në Shqipëri. Pavarësisht zhgënjimit nga Flamurtari, të cilin e ka çuar në gjyq, Useini thotë se nëse rikthehet, zgjedhja e tij do të jetë Vlora.

“Ndoshta nuk i dihet jetës, mund të kthehem edhe në Superioren shqiptare. Por në Shqipëri dihet ekipi im. Ai është Flamurtari dhe nuk do ta ndërroja me asnjë ekip tjetër. Këtë t’ia lëmë së ardhmes. Tani të shikojmë përpara se çfarë do të bëjmë, më vonë nuk i dihet”, tha Useini.

Transferimi te Gjilani

Muhamt Useini ka firmosur te Gjilani në Kosovë. Aty ai gjen trajnerin vlonjat, Gentian Mezani. Useini ndalet edhe tek aventura e re e tij.

“Gjilani është një sfidë e re për mua. Besoj se do të jap më të mirën për të arritur objektivat e klubit. Të gjithë janë lojtarë me kualitet, ata të cilët janë aty dhe unë shpresoj që të gjithë së bashku do të bëjmë gjëra të mira për Gjilanin. Aty është trajneri vlonjat Gentian Mezani”.

“Nuk kam punuar personalisht me Mezanin, mirëpo e vlerësoj shumë, sepse kam dëgjuar vetëm fjalë të mira nga koha kur ishte te Flamurtari. E mbylla sezonin e kaluar te Renova dhe jam shumë i kënaqur në aspektin personal, edhe pse për një gol nuk u kualifikuam në Europa Ligë”, përfundon Useini.