Tre të vdekur dhe një i lënduar nga zjarri në Paris

Tre persona kanë ndërruar jetë dhe një tjetër ka marrë lëndime të rënda për shkak se një ndërtesë është përfshirë nga zjarri, të shtunën në mëngjes në Paris të Francës.

Marketing

Sipas Euronews, 27 njerëz të tjerë kanë marrë lëndime të lehta trupore dhe janë ngulfatur nga tymi i zjarrit.

Për agjensinë franceze të lajmeve AFP zjarrfikësit kanë thënë se zjarri ka filluar rreth orës pesë të mëngjesit në një ndërtesë gjashtë katëshe që përbëhet nga apartamente dhe një restaurant, transmeton Klan Kosova.

Autoritetet, duke përfshi edhe shefin e policisë së Parisit, janë në vendin e ngjarjes duke inspektuar shkakun e zjarrit.