Ish-Presidenti i Republikës Franceze, Nicolas Sarkozy ka vizituar pasditen e djeshme Muzeun Kombëtar “Shtepia me Gjethe”.
I shoqëruar nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti, ambasadorja franceze, Christina Vasak dhe drejtorja e muzeut, Etleva Demollari, Sarkozy u njoh me mënyrën se si funksiononte makineria e ndjekjes dhe e përgjimit të shqiptarëve nga ish-Sigurimi i Shtetit.
Kujtojmë se ish- presidenti francez erdhi në Shqipëri ditën e djeshme, në mbështetje të bashkëshortes së tij Carla Burni, e cila mbajti në Burint një koncert për Ditën Ndërkombëtare të Muzikës.
“Është çmenduri!”, përsëriste herë pas here, teksa përshkonte korridorët e ngushtë të një prej “shtëpive” më të frikshme në Tiranë! Ish-Presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy vizitoi dje Muzeu Kombetar “Shtepia me Gjethe”, duke u njohur me një nga periudhat më të errëta të historisë së Shqipërisë.
Ai u largua duke lënë “peng” miqësinë e tij për vendin tonë, me shënimin në librin e përshtypjeve: “Miku juaj, Nicolas Sarkozy”! – njofton ministrja e Kulturës, Elva Margariti.