Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli është shprehur krenar me suksesin e arritur nga xhudistja Majlinda Kelmendi e cila u stolis me të artën në Minsk të Bjellorusisë.
Përmes një postimi në Facebook, Veseli ka thënë se ky është një fillim i artë i Kosovës, shkruan lajmi.net.
“Një fillim i artë i Kosovës nga Majlinda jonë e artë në Lojërat Evropiane në Minsk 2019”, ka shkruajtur ai.
Pas pak minutash pritet të fillojë edhe dueli tjetër i Nora Gjakovës ku Kosova mund të fitojë medaljen e dytë të artë.