Paraburgim për shoferin e kamionit që shkaktoi aksidentin tek Qarkorja

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka iniciuar procedurë kundër një personi për të cilin ekziston dyshime se ka bërë veprën penale- Vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion.

Marketing

I dyshuari sipas prokurorisë, në autostradën Shkup- Tetovë- Qarkorja e Qytetit të Shkupit ka drejtuar makinën MAN me targa të Shkupit. “Në momentin që ka arritur tek mbikalimi Vizbeg, nuk ka lëvizur në korsin e mesme të komunikacionit dhe nuk e ka përshtatur kushteve të rrugës dhe dendësisë së komunikacionit. Nga këto arsye nuk ka mundur në kohë të ndaloj kamionin dhe ka goditur në pjesën majtë makinën BMW 535 me targa të Gostivarit, i cili është ndaluar në pjesën e djathtë të komunikacionit për shkak kontrollit nga ana e ekipit policor.

Makina BMW ka marr flakë, me ç’rast bashkudhëtari që ka qenë në makinë ka marr lëndime dhe ka humbur jetën në vendngjarje. Makina e policisë poashtu është lëvizur para dhe ka goditur këmbësorët shoferin e makinës BMW i cili ka qenë jashtë makinës dhe dy zyrtar policor. Që të tre kanë marrë lëndime dhe janë dërguar në Qendrën Urgjente ‘Nëna Terezë’ në Shkup. Njëri prej policëve më pas ka humbur edhe jetën nga goditjet e mara në aksident”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Prokuroria njofton se për të dyshuarin ka kërkuar paraburgim që është pranuar nga gjykata. Të dyshuarit i është caktuar paraburgim prej tetë ditëve.