Riformatimi i Qeverisë, Sadulla Duraku nga Ekologjia në Sistem Politik, ja emrat e tjerë

Kryeministri Zaev sot nga Vallandova ka paralajmëruar se në propozimin që do të dorëzojë deri në Kuvend për anëtarët e rinj të Qeverisë parashihet që ai do të drejtojë edhe ministrinë e financave në vend të Dragan Tevdovskit.

Marketing

Për periudhë të caktuar përskaj funksionit Kryeministër do të ushtrojë edhe rolin e ministrit të financave. Këtë vendim e kam sjell përshkak se ky vit do të jetë vit i ekonomisë për Maqedoninë e Veriut. Tevdkovski do të vazhdojë të punojë me mua, si këshilltarë.

Ai gjithashtu ka njoftuar se ministër i ri i bujqësisë në vend të atij të deritanishëm Lubço Nikollovski do të emërohet Trajan Dimovski, gjithashtu ai konfirmoi se ministër i ri i ekologjisë do të emërohet Naser Nuredini, i pushtetit lokal Goran Milevski, dhe sistem politik Sadulla Duraku.