BDI thirr kryesinë e ngushtë, nis zgjedhjet brendapartiake

Sot në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka thirrur takim pune me kryesinë e ngushtë, përgjegjëse për zbatimin e zgjedhjeve më parti, koordinatorët e emëruar për secilën nga degët e e BDI-sē në nivel republikan si dhe kryetarët aktual të degëve.
Qëllimi i takimit ishte njoftimi mbi rregulloren dhe udhëzimi për mbajtjen e zgjedhjeve në çdo këshill vendor dhe në çdo degë të BDI-së.

Marketing

Kryetari Ahmeti theksoi rëndësinë e procesit zgjedhor dhe ndërtimin e BDI-së për dy dekadat para nesh si subjekti më i madh i shqiptarëve në vend, përfaqësues i shqiptarëve dhe partner i komunitetit ndërkombëtar.

Bashkimi Demokratik për Integrim i ka prirë me sukses të gjitha proceseve kyçe të këtij vendi në dy dekadat e kaluara.
BDI ka shpallur zgjedhjet e brendshme partiake që do të rrumbullakësohen me mbajtjen e kongresit zgjedhor të BDI.