Ziberi: Deri në vjeshtë të mbyllen reformat në gjyqësor

Deri në samitin e ardhshëm të Unionit Euorpian ku pritet përfundimisht ti jepet datë Maqedonisë së Veriut për fillim të negociatave, vendi duhet të vazhdoj procesin e reformave të brendshme. Sipas analistit politik Naser Zyberi kjo periudhë prej disa muajsh deri në samitin e ardhshëm duhet тë zhfrytëzohet në përmbylljen e ndryshimeve në gjyqësor e në veçanti, zgjidhja e statusit të PSP-së.

Marketing

“Deri në shtator, respektivisht tetotr në samitin e ardhshëm kur është prmetuar se defitivisht do të caktohet data për fillim të negociatave Maqedonia dhe Shqipëria duhet ta zhfrytëzojnë këtë periudhë për konsolidimin e situatës politike në vend dhe zbatimin përfundimtar të reformave që kërkohet. Maqedonia në rend të parë duhet ta përmbyll ciklin e ndryshimeve ligjore kur është në pyjetje Propuroria Publike dhe zgjidhja e statusit të PSP-së por edhe reformat tjera të cilat shkojnë në drejtim të vendosjes së rendit dhe sundimit të ligjit”, tha Naser Ziberi, analist.

Ziberit thotë se mos marrja e datës gjatë këtij samiti nuk ishte për shkak të mos përmbushjes së reformave por për shkak të mos marrëveshjeve të vetë vendeve anëtare të BE-së.

“Mos caktimi i datës për fillim të negociatave në fillim të qershorit nuk është reultat i mos përmbushjes së obligimeve që Maqedonia e Veriut ka në raport me Unionin Europian. Kjo më tpër është rezultat i faktit të mos marrëveshjeve, mos koordinimit mes vendeve anëtare të Unionit Euprian dhe në rend të parë munges e disponimit mes dy shteteve majft të rënëdishme siç është Franca dhe Holanda”, tha Ziberi.

Kryeministri Zaev ditë më parë deklaroi se ka marrë garanci me shkrim për datën për fillimin e negociatave në vjeshtë, ndërsa për këtë janë marrë vesh të gjitha vendet edhe përkundër asaj se disa vende kanë pasur vërejtje në lidhje me aspekte të caktuara të reformave të zbatuara nga Maqedonisë e Veriut.