Përkujtohet dëshmori i kombit Beqir Sadiku

Në varrezat e dëshmorëve në Sllupçan, është përkujtuar dëshmori i kombit dhe njëherit luftëtari i të trija emblemave të ushtrive çlirimtare, Beqir Sadiku “Komandant Sllupçani”. Për të nderuar veprën e lavdishme të Komandant Sllupçanit, kishin ardhur familjarë e bashkluftëtarë, të cilët fillimisht bënë homazhe në varrezat e dëshmorëve, kurse më pas vazhduan me tubim përkujtimor si dhe me përurimin e Sheshit Beqir Sadiku.

Marketing

“Sot, jemi në vnedin më të sigurt, në sheshin Beqir Sadiku, që do të mbaj emrin, nëpër këtë shesh kaloi Harun Aliu, Komandant Guri, Tigri, e Sokoli, si dhe me qindra ushtarë që lëshuan zërin e arsyes nën Brigadën 113 Ismet Jashari”, u shpreh Xhemail Sejdia, professor i Historisë.

“Njikohësisht edhe mburremi, por edhe ndajm dhembjen bashkë me ju, sepse sot Sllupçani dhe shqiptaria e ka një pike referimi e ajo pike referimi është Sheshi Beqir Sadiku”, theksoi mes tjerash vëllai i “Komandant Sllupçanit”, Arben Sadiku.

“Sot, kujtojmë komandantin dhe luftëtarin e tri luftrave çlirimtare, emrin e të cilit do ta mbaj edhe ky shesh, Beqir Sadiku, kjo është histori më vete pasiqë historia e luftës së vitit 2001 nuk mund të shënohet pa veprimtarinë e komandantit tonë”, tha mes tjerash Erkan Arifi, kryetar i Komunës së Likovës.

Më pas kreu i Komunës Erkan Arifi, vajza e dëshmorit, Lorina Sadiku, si dhe bashkëluftëtarë të Komandant Sllupçanit, shpalosën pllakën e sheshit në fshatin Sllupçan me emrin e dëshmorit të kombit Beqir Sadiku.