Gjevgjelia mbetet edhe më tej vatër e refugjatëve

Në kampin e Gjevgjelisë ende vazhdojnë të arrijnë refugjatë nga Lindja e Mesme.

Marketing

Ka 4 muaj që në këtë kamp po qëndron edhe Elhas Ramadani. Ajo ka ikur bashkë me dy fëmijët e saj, njëri 14 dhe 9 vjeç.
Ajo rrëfen tmerrin që përjetoi gjatë rrugëtimit për të shpëtuar nga lufta dhe për të arritur në një vend të sigurt. Me ditë të tëra kanë lundruar me anije në det, ndërsa ka pasur momente kur për pak sa nuk janë përmbysur.

“Shkuam deri në Turqi, nuk kishim ushqim, ujë kemi pi në lum. Duhej të kalonim një lum ku u mbushëm me ujë dhe me shumë mund e kaluam.

Për te kaluar nga Turqia në Greqi udhëtuam me një kamion në të cilin kishte shumë emigrantë dhe brenda nuk kishte ajër. Disa burra e thyen një dritare. Kur erdhën deri ne Selanik shoferët e kamionëve na rrahën neve, fëmijët, grat, burrat, dhe tani jemi këtu”, u shpreh Elhas Ramadani.

Abdulhamid Ibrahimi është nga Iraku. Ai thotë se nuk është larguar shkaku i luftës, por për ta shpëtuar martesën, meqenëse familja nuk e pranonte gruan e tij.

“Katër ditë para. Unë jam nga Iraku dhe gruaja nga Turqia. Jam martuar me gruan, por nuk e kanë pranuar familja ime dhe për atë jam larguar. Në Greqi kemi qëndruar 4 muaj. Fëmija ishte i sëmur nuk e dinin çfarë ka”, theksoi Abdul Hamid Ibrahim.

E gruaja e tij përveç hallit të ikjes nga shtëpia, brengoset edhe për sëmundjen e të birit. Ajo thotë se e kanë pasur edhe në mjek, por i kanë thënë se deri sa të rritet nuk mund të shërohet.

“Jam nga Turqia, fëmija ka një sëmundje. Duhet fëmija të rritet 5-6 vjet që të operohet me laser në gojë”, potencoi Fatma Hamid.

Jasmina Konstadinova nga organizata Legis kujdeset çdo dit emigrantët.

Ajo thotë se kohës së fundit po vijnë edhe emigrant të rinj.
“Për momentin kemi 29 emigrantë, prej të cilëve 14 janë fëmijë.

Shumë prej familjeve janë prej një kohe të gjatë këtu. Ne çdo ditë kujdesemi për ushqim, veshmbathje. Me fëmijët kemi disa aktivitete, për më të rriturit kemi një vend për kafe dhe çaj”, deklaroi Jasmina Konstadinova nga Legis.
Jasmina thotë se shumë organizata që kanë ndihmuar për ushqime tani me janë tërhequr.

Ndryshe refugjatët të cilët i pyetëm thonë se kanë nevojë për më shumë ushqim.

Ata kanë kërkuar azil në Maqedoni dhe thonë se duan të punojnë këtu dhe të jenë të lirë, meqenëse në kamp po qëndrojnë sikur në burg.