Mario Mandzukic ka mbetur një peng i madh i drejtuesve të Juventusit.
Pas ardhjes së Maurizio Sarrit në krye të skuadrës, kroati nuk është në planet e tij edhe pse muaj më parë ka rinovuar deri në vitin 2021.
Kampionët e Serie A kërkojnë një sulmues të madh (Icardi është njëri nga të përmendurit) dhe kampioni i Botës del nga loja.
Ai tashmë do të shikoj për ndonjë ofertë për të, por problemi qëndron se Mandzukic nuk merr vendime të nxituara.
Vetëm një ofertë serioze dhe konkrete nga ndonjë skuadër e madhe do ta bindte atë të largohej nga Zonja e Vjetër.