Dimitrov: Nuk ka përparim nëse BE nuk njeh angazhimin tonë

Kryediplomati Nikolla Dimitrov, ka marrë pjesë në konferencën ministrore për Ballkanin Perëndimor në Stokholm, ku ka folur për perspektivat evropiane të shtetit. Dimitrov ka thënë se nuk ka proces, nëse vendi e përmbush atë që duhet dhe BE nuk e njeh progresin dhe nuk jep leje për vazhdimin e udhëtimit.

Marketing

“Në 2009 na thanë është herët, në 2010 na thanë është herët, gjithashtu edhe vitet tjera. Vjet na thanë në qershor, qershori kaloi. Nëse në tetor nuk ka vendim, nëse sërish e shtyjnë vendimin, duhet ta pranojmë se nuk ka perspektivë evropiane. Fatkeqësisht nuk kemi alternativë tjetër. Kështu që mundësitë për sukses në tetor janë optimiste dhe nuk e kemi luksin ta lëshojmë këtë mundësi”, tha Dimitrov.