Shkup, mbi 180 gjoba për shoferët që tejkaluan shpejtësinë

Kontrolli i policisë në rajonin e Sektorit për Punë të Brendshme Shkup në tri ditët e kaluara (21-23 qershor) ka vërtetuar se 183 shoferë kanë drejtuar automjetet me shpejtësi më të madhe se e lejuara.

Marketing

Siç bëri të ditur MPB-ja, nga komunikacioni janë përjashtuar 94 shoferë, prej të cilëve 31 shoferë sepse kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, 56 shoferë sepse nuk kishin të drejtën për drejtim të automjetit dhe shtatë shoferë sepse ishin shoferë fillestarë. Nga komunikacioni janë përjashtuar edhe 46 automjete sepse iu kishte skaduar afati i patent shoferit.

Janë sanksionuar dy shoferë për shkak se kanë kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe, dy shoferë për shkak se nuk u kanë dhënë përparësi për kalim këmbësorëve, 30 shoferë të motoçikletave për shkak të mos posedimit të helmetës mbrojtëse, katër shoferë për shkak se nuk kanë bartur rripin e sigurimit gjatë drejtimit të automjetit dhe pesë shoferë për shkak të përdorimit të celularit gjatë drejtimit të automjetit.