Kryeministri Zoran Zaev është përgjigjur se përse ka larguar ministrinë e Pushtetit lokal, Suhejl Fazliu të RDK-së dhe përse këtë dikaster ia dha Partisë Liberal Demokrate.
“E shkarkova sepse nuk jam i kënaqur nga rezultatet e Ministrisë së Pushtetit Lokal. Kemi biseduar disa herë për këtë dhe se janë të informuar. Por, për fat të keq nuk pranuan ofertë alternative, që të marrin Ministrinë për rregullativë dhe investime të kompanive vendore”, theksoi Zaev i pyetur nga TV21.
Kreu i RDK-së, Vesel Memedi tha se të mërkurën do të dal me një deklaratë për media. Por kjo parti me një qëndrim doli gjatë ditës së djeshme.
“Ministria e vetëqeverisjes lokale i takon partnerit të koalicionit qeveritar, edhe atë partisë RDK-së. Kryeministri, nuk mundet të sjell vendim pa pajtueshmërinë tonë, që këtë ministri të ja jap një partneri të brendshëm të partisë LSDM, me të cilën ka probleme të brendshme, dhe ti kënaq partnerët e koalicionit por në dëm të koalicionit qeveritar.”, thuhet në reagimin e RDK-së.