Edhe në Durrës kryeministri Rama është pritur me protesta nga opozita.
Ndërkohë që pritet fillimi i takimit përmbyllës të fushatës elektorale, disa protestues kanë nisur të mobilizohen.
Forca të shumta policore të angazhuara për të siguruar mbarëvajtjen e takimit e shmangur incidentet e mundshme janë të pranishme në zonë.
Protesta po zhvillohet në rrugën që zbret nga Bashkia e Durrësit në drejtim të Drejtorisë së Hekurudhave Shqiptare.