Kryetari i qytetit të Milanit: San Siro nuk do të shkatërrohet, nuk mund të vendos Milani e Interi

Presidenti i Milanit, Paolo Scaroni dhe kryetar ekzekutiv i Interit, Alessandro Antonello pohuan sot se së shpejti do të shkatërrohet stadiumi i “San Siro” dhe do të ndërtohet një i ri.

Marketing

“Ne po ndërtojmë një stadium të ri pranë të vjetrit. San Siro do të shkatërrohet, ku aty do ndërtohen banesa rezidenciale dhe si dhe dyqane komerciale “, tha Scaroni.

Antonello u pyet nëse kjo ishte e vërtetë, ai u përgjigj shkurtimisht “Absolutisht se po”.

Pas deklaratave të tyre, ka reaguar edhe Beppe Sala, kryetari i Bashkisë së Milanos, i cili pretendon se stadiumi nuk do të shkatërrohet, të paktën jo deri sa nuk mbahet ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore të vitit 2026.

“Qyteti është pronar i San Siros. Nëse Milani dhe Interi dëshirojnë të ndërtojnë një stadium të ri, unë mund të them vetëm dy gjëra. Për këtë do të marrë kohë, por ne jemi pronarët e San Siros dhe ai nuk do shkatërrohet. Fundi i tregimit”, ishte i qartë Sala.

“Pas vitit 2026, ne mund të ulemi dhe të flasim për të ardhmen e tij, por stadiumi i ri nuk mund të jetë me kosto efektive. Më konkretisht, ajo mundet, nëse është pjesë e një kompleksi të madh që përmban zyrat apo ndërtesat e banimit. Unë do të dëgjojë të dyja palët, por ne jemi pronarët dhe ne vendosim”.

Ndryshe, stadiumi San Siro është më i madhi në Itali dhe ka kapacitet prej 80 mijë vendeve. Ai njihet si Giuseppe Meazza, sipas legjendës së Interit si dhe San Siro, sipas legjendës së Milanit. Stadiumi mitik, një nga më të njohur në botë, u hap në vitin 1926.