Si të zgjasim qerpikët në kushte shtëpie

Edhe pse ka zgjedhje të shumta të prodhimeve për kurimin e qerpikëve, nuk duhet të harrojmë “mjeshtëritë” e mira e të vjetra.

Marketing

Vaji i ullirit

Lyeni me vaj ulliri qerpikët nga rrënja deri në majë, lërini të veprojë vaji pesë minuta. Pastaj lani me ujë të vakët. Këtë veprim bëjeni një muaj dhe do të shihni që do t’ju rriten qerpikët

Vazelina

Para se të ini gjumë lyeni qerpikët nga rrënja në tërë gjatësinë e tyre. Në mëngjes lani me ujë të vakët.

Vitamina E

Vitamina E është ndër më të mirat në pengimin e rënies së qerpikëve, të cilën do ta gjeni pothuajse në çdo barnatore. Përdoret në të njëjtën mënyrë si vazelina.