Super të pasurit duan taksa për të përmirësuar pabarazinë

Disa nga njerëzit më të pasur të Amerikës po u bëjnë thirrje kandidatëve presidencialë amerikanë të mbështesin një taksë pasurie mbi super të pasurit për të përmirësuar pabarazinë dhe ndryshimet klimatike.

Marketing

“Amerika ka një përgjegjësi morale, etike dhe ekonomike për të taksuar më shumë pasurinë tonë”, thanë ata në një letër.
Nënshkruesit përfshijnë investitorin George Soros, bashkë-themeluesin e Facebook-ut Chris Hughes dhe Molly Munger, bija e miliarder Charlie Munger.

Grupi tha se ata nuk janë persona të përfshirë në ndonjë parti politike dhe se nuk mbështesin ndonjë kandidat specifikisht.

“Një taksë pasurie mund të ndihmojë në adresimin e krizës klimatike, në përmirësimin e ekonomisë, në përmirësimin e rezultateve shëndetësore, në krijimin e drejtë të mundësive dhe në forcimin e lirive tona demokratike” thuhet në letrën e tyre.

Shumë prej nënshkruesve janë pjesëmarrës në iniciativa progresive për çështje të tilla si ndryshimet klimatike dhe hendeku në rritje i pasurisë.