Riformatimi i qeverisë së Zaevit nuk është mirëpritur në opinion. Emërimi i disa ministrave në dikastere si ai i Kulturës ka ngjallur reagime edhe tek analisti Xhelal Neziri i cili thotë se me emërimin e mjekut në Ministrinë e Kulturës sakatohet kultura në Maqedoninë e Veriut, shkruan TS.
“Një pyetje për Alternativën: a aq pak jeni saqë një kuadër që ka lidhje me kulturën nuk e keni?
Njëri arkitekt, ky tjetri mjek!
Aman, mjaft i nënçmuat njerëzit e kulturës!” ka shkruar Neziri
Ndryshe edhe në Ministrinë e Ekoogjisë, vjen Naser Nuredini një ekonomist i cili nuk e njeh as gjuhën shqipe mirë e as gjuhën maqedonase siç kanë thënë familjarët e tij. Ai gjithashtu nuk dihet se i cilës parti është ministër i BDI-së apo i LSDM-së.