Ministrja e Punëve të Jashtme e Norvegjisë, Ine Soreide sot po qëndron për vizitë pune në Maqedoninë e Veriut. Në takimin me ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov ajo theksoi se është në interes të Evropës që të gjitha vendet e Evropës të anëtarësohen në BE.
“Mendoj se është në interes të Evropës të integroj të gjitha vendet, pa dallim çfarë rruge zgjedjin qoftë ajo pë tu bërë anëtare të BE-së apo sikur se ne të zgjedhin marrëveshje me BE-në. Gjithashtu pres që në të ardhmen të ulem afër Nikollës në tavolinën e NATO-s, ku Maqedonia do të bëhet anëtare të plotë e NATO-s. Për shkak se besoj që ju do të jeni mes neve dhe Hollandës”, tha mes tjerash ministrja Soreide.