Prokuroria e Shkupit nuk është e kënaqur me vendimin e Gjykatës Penale të Shkupit me dënimin prej 38 viteve burg ndaj Besir Belës dhe Skendër Demirit, shkruan KOHA.
Sipas burimeve të gazetës KOHA, Prokuroria e Shkupit, e udhëhequr nga shefi i tyre Sasho Rajçev, pas pranimit të aktgjykimit për vdekjen e të riut Nikolla Sazdovski, deri te Gjykata e Apelit ka parashtruar ankesë për vendimin e shkallës së parë.
Maksimumi i dënimit që GJPSH- mundej t’ua shqipton të akuzuarve Bela dhe Demiri ishte nga 20 vite burg. Megjithatë, mosha e tyre, siç tha gjykatësja e lëndës gjatë shqiptimit të aktgjykimit ishte arsyeja kryesore se pse nuk kishte mundësi ta cakton dënimin maksimial.
Insistimi i Prokurorisë së Shkupit që të akuzuarit për vdekjen e Nikolla Sazdovskit të dënohet me dënim maksimal është i pakuptimit për opinionin e gjerë, kur dihet publikisht se gjatë procesit gjyqësor për këtë lëndë vërejtjet dhe sugjerimit e palës mbrojtëse fare nuk u përfillin nga GJPSH. (koha.mk)