Jose Mourinho i ka hedhur poshtë zërat se ai do të emërohet trajner i Newcastle United, duke pohuar se ai luan, siç tha, për të fituar dhe jo për qëndruar në mesin e tabelës.
Mourinho është i papunë që prej dhjetorit, kur u shkarkua nga pozita e trajnerit të Manchester Unitedit dhe së fundmi u raportuar se ai mund ta vazhdojë karrierën në Premierligë.
Mediat britanike pohuan se ai mund ta zëvendësojë Raphael Benitezin në Newcastle United, i cili do të largohet nga klubi këtë verë.
“Gjëja e vetme që e di është se ajo që nuk e dua. Çfarë nuk dua unë është e qartë si kristali. Unë jam goxha patologjik në kuptimin se mua më duhet të luaj për të fituar”, tha Mourinho para se të lirohej pozita e trajnerit të Newcastle.
“Pastaj, nëse nuk fitoj, është problemi im. Unë kam nevojë për një projekt ku ndihem se luaj për të fituar. Nëse dikush më ofron kontratë të mrekullueshme 10-vjeçare dhe synimi është që ekipi të qëndrojë në pjesën e parë të tabelës dhe nëse përfundon në vendin e shtatë, tetë apo nëntë është perfekt, atëherë ky nuk jam unë. Kjo nuk është natyra ime”, shtoi ai.