“Sot në hapësirat e Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës u mbajt takim ndërmjet drejtorit të Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës – dr. Ylber Sela, drejtorit të Arkivit Shtetëror të Republikës së Maqedonisë së Veriut – z. Kirill Petrov, zëvendësdrejtorit të Arkivit Shtetëror të Republikës së Maqedonisë së Veriut – dr. Muzafer Bislimi.
Në takim u diskutuan një sërë çështjesh, ndër të cilat edhe obligimet të cilat burojnë nga Ligji mbi Përdorimin e Gjuhëve. Agjencia për Zbatimin e Gjuhës shprehu gatishmërinë për të dhënë mbështetjen e nevojshme Arkivit Shtetëror të Republikës së Maqedonisë së Veriut për plotësimin e obligimeve ligjore, ndërsa Arkivi Shtetëror u zotua se do të mbështesin Agjencinë në ndërtimin e kapaciteteve dhe kuadrove mbi punën arkivore dhe Arkivin e Agjencisë” – shprehet i pari i Agjencisë Ylber Sela
Për më shumë ndiq linkun:
https://m.facebook.com/apjazgj/posts/651504901978414?refsrc=http%3A%2F%2Fbashke.tv%2Ftakim-i-drejtorit-te-agjencise-per-zbatimin-e-gjuhes-me-kreun-e-arkivit-shteteror-te-rmv-se%2F