Gazetarë nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia bashkë kundër dezinformatave

Sfidat me përhapjen e dezinformatave dhe bashkëpunimi për ballafaqimin me to, ishin në fokusin e punëtorisë dyditore që u mbajt në Selanik me pjesëmarrjen e 35 gazetarëve nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia.

Marketing

Në punëtorinë për përforcimin e kapaciteteve të gazetarëve për ballafaqimin me dezinformatat në dy shtetet u diksutua për mënyrat e mundshme për ballafaqimin me këtë sfidë globale, duke përfshirë trajnime plotësuese dhe formimin e qendrës digjitale për komunikim në Selanik për ballafaqimin me dezinformatat.

Përvoja dhe ide këmbyen gazetarë nga Agjencia Informative e Maqedonisë (MIA), nga Agjencia greke e lajmeve ANA-MPA, nga mediat private prej dy shteteve si edhe përfaqësues nga bashkësia akademike dhe sektori joqeveritar.
Seminarin e organizuan ambasadat e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut dhe Greqi, Qendra për Lidhje Globale e Departamentit të shtetit, Agjencia Amerikane për Media Globale dhe Qendra për Perspektiva Evropiane (CEP).