Duke e pasur parasysh prioritetin aktual shoqëror për avancimin e pozitës së gruas në çdo instancë të jetës shoqërore dhe në procesin e vendimmarrjes qëndroj gjithmonë në përkrahje të çdo lloj aktivizmi që do të përmirësojë situatën aktuale dhe do të fuqizojë pozitën e gruas.
Me këto parime realizova një takim pune me një pjesë të kryesisë qëndrore të Forumit të Gruas të Bashkimit Demokratik për Integrim në nivel republikan të kryesuar nga kryetarja e saj znj. Mukadese Hajdari dhe të shoqëruar nga nënkryetarja së Forumit të Gruas të këtij subjekti politik në Çair.
Njoftova mysafiret e nderuara se së shpejti në kuadër të Komunës së Çairit do të bëhet hapja e një zyre këshilluese që do të jetë në shërbim të mbrojtjes së të drejtave institucionale të gruas përmes dhënies së këshillave adekuate juridike të veprimit dhe do të funksionojë për parandalimin e çdo lloji të diskriminimit institucional të saj, që ishte edhe njëri nga premtimet e mia në programin zgjedhor.