Arrabal largohet nga Shqipëria, nënshkruan me klubin kosovar

KOMENTE Download WordPress Themes and plugins.Free Download Nulled WordPress Themes and plugins.
Ish mbrojtësi brazilian i Kamzës, Bruno Arrabal ka zgjedhur Superligën e Kosovës, për të vijuar karrierën e tij sportive.

Marketing

27-vjeçari është prezantuar sot te skuadra e Llapit të Podujevës, ekip me të cilin ka nënshkruar në kontratë bashkëpunimi të vlefshme deri në verën e vitit të ardhshëm.

Arrabal ka qenë për dy sezone pjesë e Kamzës, me të cilën ka qenë titullar i padiskutueshëm, duke numëruar plot 50 ndeshje në formacion, deri sa ekipi nga periferia e kryeqytetit u pezullua dhe u dërgua në Kategorinë e Tretë.

Njoftimi i klubit të Llapit:

ZYRTARE: Bruno Arrabal prezantohet tek Llapi

Podujevë, 26 qershor 2019 – Pas marrëveshjes së arritur mes KF Llapit dhe futbollistit brazilian, Bruno Arrabal, meqë rast gjatë ditës së sotme është nënshkruar kontrata 1 vjeçare dhe në edicionin e ri Arrabal do veshë fanellën bardhekaltër të Llapit.

Bruno Arrabal, 27 vjeç, i lindur më 22.02.1992, është mesfushor defanziv i cili vjen nga Kategoria Superiore, në sezonin e fundit u paraqit në 21 ndeshje për Kamzën.

Mirësevjen BRUNO ARRABAL! Vazhdojmë…