Fjalori i ndyrë dhe rrugaçëria politike e artikuluar në opinion nga Arben Taravari, vetëm se tregon se në çfarë gjendje intelektuale dhe mentale ka arritur ky njeri.
Gostivarasit nuk njihen si qytetarë që shfrytëzojnë një fjalorë të tillë, aq më pak në marrëdhënie me publikun. Duke u nisur nga ky fakt, parashtrohet pyetja nëse Gostivari meriton një Kryetar të këtij niveli.
Pyesim Taravarin nëse me këtë vokabular të shprehjes publike, u jep shembull si i pari i komunës qytetarëve, dhe veçmas Rinisë respektivisht Studentëve dhe Nxënësve të Gostivarit.
Gostivarasit distancohen nga ky fjalor i pistë i Arben Taravarit, dhe ftojmë atë të kërkojë falje publike një moment e më herët.
Me respekt, BDI – Dega në Gostivar