Goran Milevski, ministër i Vetëqeverisjes Lokale

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Goran Milevski lindi në Manastir në vitin 1978. Është anëtar i Partisë Liberalo-demokratike prej vitit 1995, ndërsa nga viti 2015 është kryetar i PLD.

Marketing

Ai është ekonomist i diplomuar në drejtimin e ekonomisë ndërkombëtare. Është magjistër i Biznes administratës MBA – Menaxhment i Fakultetit Ekonomik në Prilep.

Në vitin 2016 është zgjedhur deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Ka qenë bashkëkryesues i Komitetit Parlamentar të përzier për stabilizim dhe asociim Maqedoni – BE, kryetar i Grupit të deputetëve në Kuvend me Parlamentin e Mbretërisë së Danimarkës.

Funksionin e deputetit e ka kryer edhe prej vitit 2014 deri në vitin 2016.

Nga gjuhët e huaja e njeh gjuhën angleze.

Marketing