I dënuari azilant Nikolla Gruevski nuk ka dorëzuar kërkesë për apanazh deri në Kuvendin e RMV-së. Kryeparlamentari Talat Xhaferi për gazetarët sot ka konfirmuar se deri tani në Kuvend nuk ka arritur kurrfarë kërkese për apanazh nga Gruevski.
Azilanti Gruevski më 1 qershor në profiling e tij nëpëprmjet rrjetit social Fejsbuk ka paralajmëruar se do të japë dorëheqje nga funksioni deputet, pasi që tre ditë më herët Komisioni për çështje mandatare dhe protokolare ka propozuar Kuvendit që ti merret mandate përshkak të mungesës së tij të paarsyeshme në Kuvend për gjashtë muaj me radhë.
Dorëheqja e Gruevskit ka arritur në Kuvend më 5 qershor, ndërsa u konstatua në seancën kuvendore që u mbajt më 11 qershor. Ai ka 30 ditë afat që të dorëzojë kërkesë.
Deri tani kërkesë për apanazh ka dorëzuar Pavle Bogoevski, I cili dha dorëheqje pas skandalit të publikuar në rrjetet sociale fejsbuk se i njëjti bën porosi lëndë të dyshimtë.