VMRO-DPMNE-ja e konsideron si sulm brutal politik të dirigjuar nga pushteti aksionin e sotëm policor ndaj anëtarëve dhe ish funksionarëve të kësaj partie. Sipas tyre, nuk bëhet fjalë për vepër kriminale por për interpretim të ndryshëm të procedurave ligjore të cilat vlerësojnë se janë ndodhi e zakonshme në administratë. Partia opozitare është e bindur se pas një ose dy vitesh, personat e akuzuar do të dëshmohen si të pafajshëm.
VMRO-DPMNE-ja është e mësuar me përndjekje dhe presione. Le t’i ndjekin anëtarët e VMRO-DPMNE-së por mos t’i ndjekin nëpunëset e pafajshme të cilat vetëm kanë bërë punën e tyre. Ky është rast në të cilin nuk ka, ashtu siç u tha, krim dhe korrupsion dhe te asnjëri prej të arrestuarve nuk janë gjetur mjete të fituara ilegalisht ose pronë e fituar ilegalisht. Bëhet fjalë për interpretim të procesdurës ligjore gjë që mund të interpretohet në një formë ose në një tjetër. Apelojmë te prokuroria dhe gjykatat që të largohen nga duartë e pushtetit dhe nga ndikimet politike dhe të vendosin sipas ligjit dhe kushtetutës. E kanë për detyrë, kanë bërë betim dhe e kanë përgjegjësi- deklaroi Aleksandër Nikollovski, nënkryetar i VMRO-DPMNE-së.