Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në seancën e sotme parlamentare ka folur rreth aksionit të policisë në Luboten dhe rastin me konfiskimin e duhanit të papjekur po në këtë fshat.
“Nuk kanë qenë qëllim i aksionit banorët e Luboteni. Aksioni është kryer në 13 lokacione ku janë kryer bastisje. Nga 400-500 shtëpi të Lubotenit, bastisje është kryer vetëm në 9 objekte. Rreth 14 ton duhan është konfiskuar dhe mbi 95% bëhet fjalë për kontrabandë duhani e cila është e jashtëligjshme.
Janë konfiskuar pesë makineri për përpunimin e duhanit. Këtë aksion e kemi planifikuar një kohë të gjatë dhe gjatë asaj kohe janë mbledhur dëshmi të shumta. Unë e di se çdo qytetarë, i cili është vendas nuk ka nevojë të ndjehet i frikësuar, të cilët me mund po e fitojnë bukën e gojës. Unë jam i njoftuar se ata janë kundër mënyrës së pasurimit të paligjshëm” – ka theksuar Spasovski.