Prokuroria: Procedurë ndaj 11 personave

Prokuroria për krim të organizuar ka konfirmuar hapjen e hetimeve kundër 11 personave.

Marketing

Prokurorja Ivana Trajçeva para Gjykatës Penale theksoi se 10 persona akuzohen për keqpërdorim të detyrës ndërsa njëri për kryerje të punës në mënyrë të pandërgjegjshme. Trajçeva tha se deri më tani janë dëgjuar shtatë persona dhe se është kërkuar paraburgim për 6 persona, ndërsa për njërit nga të dyshuarit janë kërkuar vetëm masa kujdesi. Nga Prokuroria gjithashtu theksojnë se është kërkuar që të ngrihet pasuria e të dyshuarve.

Ndryshe, sot policia ka kryer dhjetëra arrestime ku janë përfshirë ish politikanë, administratorë, noterë dhe biznesmenë . Mes të arrestuarve ishte edhe ish-ministri i Transportit Mile Janakievski. Të gjithë dyshohen se kanë shpërdorë detyrën zyrtare gjatë shitjes së tokës shtetërore. Përmes veprimeve të tyre këto persona kanë dëmtuar buxhetin e shtetit për mbi 2 milion euro.