Venezuelë – Argjentinë dhe Kolumbi – Kili, Copa America hyn në fazën finale

Copa America 2019-të, arrin në fazën e saj më të rëndësishme. Pas çerekfinales së parë mes Brazilit dhe Paraguait që dhuroi emocione të mëdha, sot do të jetë dita e Argjentinës dhe e Kolumbisë.

Marketing

La Selecion do të kërkojë të tregojë se është ende gjallë dhe i ka të gjitha mundësitë për t’i shkuar deri në fund këtij kompeticioni kur të përballet sot në mitikun Maracana ndaj Venezuelës në orën 21:00 shqiptare.

Në rast suksesi në gjysmëfinale do të vihet në skenë një superduel mes Brazilit dhe Argjentinës dhe Messi me shokë do të bëjnë çmos sot për të avancuar më tej.

Në sulm trajneri i Argjentinës Lionel Scaloni pritet të propozojë sërish treshen që bëri mirë ndaj Katarit, Messi-Aguero-Lautaro Martinez. Në orët e para të mëngjesit të së shtunës me orën shqiptare do të jetë rradha e Kolumbisë skuadrës që ka bindur më shumë në këtë Copa America.

Los Cafeteros do të kenë përballë Kilin, fituesen e dy edicioneve të fundit dhe do të kërkojnë të eliminojnë pikërisht La Rojan amerikano-jugore për të ëndërruar më pas finalen e madhe. Për skuadrën e Carlos Queiroz që ka regjistruar tre fitore në po kaq takime asgjë nuk është e pamundur.