Mbledhja rreth marrëveshjes CEFTA në nivel të zëvendës ministrave në Vlorë është ndërprerë. Sipas mediumeve serbe deri te ndërprerja ka ardhur pasi delegacioni i Prishtinës ka goditur me shishe, shefin e përfaqësueses së Serbisë, Ivan Markoviç. Markoviç gjatë mbledhjes ka thënë se Kosova është pjesë e Serbisë, pas këtyre deklaratave, Markoviç pohon se është goditur me shishe.
“Gjetën një shishe në tavolinë dhe e gjuajtën drejt mua, Më goditën, por para se të vinte shishja tek unë, kaloi pranë shefes së delegacionit të Moldavisë dhe pranl goleges tonë”, tha Markoviç për Tanjug.
Mediat serbe shkruajnë se nuk ka pasur lëndime për shkak se shishja ka qenë e plastikës dhe ka goditur Markoviçin në pjesën e gjoksit./Alsat/