VMRO: Dimovski u arrestua pasi zbuloi aferën e dhunuesit Dudush

Pas arrestimit dhe paraburgimit të ish-ministrit Mile Janakieski dhe zyrtareve tjerë të VMRO-së, sërish kanë reagur nga kjo parti. Ata thonë se qeveria nuk ka mbështetje nga qytetarët, sipas tyre, kjo tregohet nga sondazhet për shkak se VMRO-DPMNE kryeson para LSDSM-së, nga VMRO thonë se për këtë arsye qeveria është e frikësuar dhe në panik dhe po përndjek dhe paraburgos zyrtarët e VMRO-DPMNE-së.

Marketing

“Prokuroria e Zoran Zaevit dje nga motive krejtësisht politike ka arrestuar Dimitar Dimovskin, anëtarin e Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së, i cili publikoi aferën e dhunuesit Kurto Dudush, si dhe Dejan Miteskin, anëtar i komunitetit komunal të Aerodromit, vend ku u mposht pushteti. Me persekutimin politik të Dimovskit, Mitrevskit, Janakieskit dhe të tjerëve, Zoran Zaev nuk mund të mbulojë zhgënjimin dhe katastrofën që po shkakton çdo ditë për qytetarët” thonë mes tjerash nga VMRO-DPMNE.

Ndryshe, Gjykata Penale ka caktuar 30 ditë paraburgim për ish-ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski si dhe shtatë persona tjerë të akuzuar pas arrestimeve mëngjesin e djeshëm, ndërsa për dy të akuzuarve e tjerë janë përcaktuar masa kujdesi.

Sipas Prokurorisë, dhjetë të akuzuarit kanë mundësuar lokacione tërheqëse t’i blejnë persona që fare nuk i kanë plotësuar kushtet ndërsa në këto lokacione është dashur të ndërtohen hotele, në bregun e lumit Vardar si dhe ndërtimi i të ashtuquajturave “Shkallët spanjolle” në sheshin e Shkupit. Asnjëri nga projektet nuk është realizuar.