Nga e hëna, ulen tarifat e roamningut në Ballkan

Nga e hëna, ulen tarifat e roamningut në BallkanAlsat2019-06-29T15:28:51+02:00

Marketing

Qytetarët të cilët nga e hëna do të udhëtojnë në Shqipëri, Bosnjë, Kosovë, Serbi dhe Mal të Zi do të paguajnë çmime shumë më të ulëta për bisedat telefonike në raoming. Agjencia e komunikimeve elektronike (AKE) vendosi që çmimet e raomingut me vendet e Ballkanit Perëndimor të ulen për 90%. Sipas vendimit të miratuar me datë 25 të këtij muaji dhe që do vlejë nga 1 korriku, nëse gjendeni në njërin nga këto vende për një thirrje të nisur do paguani vetëm 4,3 denarë për minutë, e që deri më tani kushtonte 64 denarë për një minutë. Për një minutë në raoming për thirrje të ardhur, nga e hëna do paguhet 2.46 denarë për dallim nga 25 denarë sa është tani. Çmimi i porosive SMS nga 14 denarë  ulet në 2.1 denarë. Ulje më të madhe kanë çmimet e internetit në raoming. Një megabajt internet që tani paguhet 218 denarë, nga 1 korriku do kushtojë vetëm 1.5 denarë.