LSDM edhe pse premtim kryesor në zgjedhjet parlamentare e kishte çrrënjosjen e përmendoreve monoetnike dhe kundërthënëse të projektit “Shkupi 2014”, nuk jep përgjigje konkrete përse nuk e përmbush këtë zotim. Të pyetur nga TV Alsat, pse nuk merren parasysh rekomandimet dhe elaboratet e Komisionit të kulturës për përmendoret kontroverse dhe të paligjshme dhe a e shfrytëzon edhe LSDM këtë projekt për qëllime politike ashtu sikurse VMRO-DPMNE-ja, nga partia e Zaevit nuk kanë përgjigje! Nga BDI, thonë se Qeveria ndoshta nuk vepron për shkak se është çështje e ndjeshme tek pala maqedonase.
Vlerësojë që mund të jetë pjesë e ndjeshmërisë të cilën e mendojnë partneri jonë politik në koalicion, dmth LSDM për një ndjeshmëri ndërmaqedonase dhe ndoshta kanë vlerësuar që nuk është momenti për të ndërmarrë ndonjë hap të tillë, por unë i inkurajoj dhe i përkrahi si deputet si grup parlamentar por edhe si parti politike që ta ndërmarrin këtë hap të duhur”-tha Artan Grubi, BDI.
Partitë shqiptare në opozitë, vlerësojnë se Qeveria duhet sa më shpjetë të heqë përmendoret e “Shkupit 2014”, të cilat janë kontroverse dhe antishqiptare. Nga Lëvizja Besa, Arianit Hoxha thotë se heshtja e Qeverisë ndaj këtij projekti dëshmon paaftësinë e Qeverisë për të realizuar premtimet e saj.
Dëshmon atë që e kemi thënë në formë permanente, se kjo Qeveri nuk ka kapacitetin e duhur ashtu siç u dëshmua se nuk ka kapacitetin e duhur për të arritur datën për negociata që e premtoi shumë kohëm, ashtu siç nuk ka kapacitetin e duhur për të implementuar edhe ligjin për përdorimin e gjuhëve duke e prolonguar edhe agjencinë për përdorimin e gjuhëve”-pohoi Arjanit Hoxha, Lëvizja BESA.
Deputeti Syrja Rashidi nga ASH thotë se në zgjedhje, porositi pushtetin se ky projekt është më shumë anti-shqiptar se anti-grek.
Sado që thuhet se antikuizimi ka qënë një projekt që ka provokuar palën greke, unë mendoj se në esencë është një projket anti shqiptar sepse ka për qëllim t’ja ndërroj identitetin e vërtetë të këtij qyteteti historik të qytetit të Shkupit. // I vetmi argument që kemi në dorë është që të ngrejmë zërin të kërkojmë që së paku sygjerimet e Komisionit për kulturë për ti eliminuar disa nga figurat që historikisht janë dëshmuar si figura antishqiptare dhe qëndrojnë mes të qytertit të Shkupit të evitohen”-theksoi Syrja Rashidi, ASH.
Komisioni i formuar në Ministrinë e Kulturës, i ka dorëzuar Qeverisë elaborate dhe sugjerime për heqjen e më shumë dhe 10 përmendoreve të “Shkupit 2014”. Por nga Qeveria thanë për TV ALSAT se janë në fazë shyrtimi.