Zjarr në xhaminë e fshatit Vërshallë, hoxha me lot kujton mundin e banorëve për ndërtimin e saj

Hoxha po mërzitet më së shumti, sot përsëri shkoi tek xhamia duke u munduar të mbledhë atë që mbeti nga zjarri. “E kemi pas një raft dhe këto libra i kemi pasur brenda dhe janë djeg prej këtu, kemi pasur disa Kurane, janë të djegur edhe këto disa kapute disa shalla atje kanë qenë janë djegur“, theksoi hoxha, Rexhep Zeneli. Hoxha kur kujton mundin e banorëve për ta ndërtuar xhaminë, i rrjedhin lotët.

Marketing

“Allahu të ju ndihmojë edhe juve edhe gjithë besimtarët që kanë ndihmuar dhe do të na ndihmojnë”. A u mërzite hoxhë? “Po vallahi shumë u mërzita shumë se edhe kjo është një mund i vëllazërive tonë që kanë ndihmuar, kanë dhënë një denar. Ishallah Zoti përsëri na ndihmon të jua lëmë ardhmërisë tonë xhaminë”, u shpreh Rexhep Zeneli. Zjarri erdhi nga instalimi i rrymës, por fatmirësisht, ishte afër shkallëve të minares ku ishte dhe një derë dhe fuqia e zjarrit u ndal, thotë Hoxha. “Kjo ka qenë krejt e mbyllur, nuk ka pas ajër brenda, dhe nga ky sistemi ka pasur mbingarkesë të rrymës. Një fshesë e xhamisë ka qenë këtu e mbështetur për derën e minares.

Zjarri ka shkuar drejt për derën e minares deri sa ka shkuar atje është kallë dera dhe atëherë ka dalë tymi përjashta, dhe banorët e kanë parë nga minareja një bari që u ka bërë telefon banorëve dhe ju tregon se nga Xhamia po del një tym. Kur djemtë vijnë nuk mund të hyjnë nga dera kryesore se ishte mbushur me tym, mandej nga jashtë xhamisë i çelin dritaret dhe fillon të qarkullojë ajri me ujë e kishin shpëtuar këtë. Allahu na ka ruajt nëse do kishte shkuar më lart, ka qenë krejt dru”, deklaroi hoxha, Rexhep Zeneli. Dëmet janë të konsiderueshme, ku e gjitha Xhamia duhet të lyhet dhe elementet e xhamisë janë dëmtuar nga tym. Kjo xhami kishte filluar të rekonstruhohet para 3 viteve ku 4 shtëpitë e fundit që kanë mbetur të banueshme në këtë fshat me mjetet e tyre janë munduar të rinovojnë, por fati deshi që po sa përfunduan, zjarri pothuajse e shkatërroi tërësisht.

“Prej dy tre vjetëve, tani ishim në përfundim për sivjet menduam që më do të përfundojmë, mbetën edhe shkallët pa u bërë me pllaka, por për fat të keq dje, më lajmëruan se zjarri kaploi xhaminë kur hyra brenda ishte bërë e gjitha e zezë”, u shpreh Nimetulla Veseli. Fshati Vërshall gjendet në Komunën e Zelenikovës, ndërsa në këtë fshat kanë mbetur vetëm katër shtëpi të banueshme. Banorët e këtij fshati kërkojnë edhe ndihmë nga besimtarët tjerë që të ndihmojnë për rregullimin e xhamisë.