Presidenti Pendarovski optimist: Deri në fund të vitit Maqedonia e Veriut anëtare e NATO-s

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski është shprehur optimist se vendi deri në fund të vitit do të bëhet anëtar i plotë i Aleancës së Altantikut Verior.

Marketing

Ai këto komente në facebook pas pjesëmarrjes në stërvitjet ushtarake “Goditja përfundimtare” ku po marrin pjesë mbi 2.700 pjesëtarë të ushtrive të vendeve anëtare të NATO-s dhe ushtrisë së Maqedonisë së Veriut.

“Kishim mbi 1.200 ushtarë amerikan në territorin tonë, që është tregues se partneriteti strategjik mes Maqedonisë së Veriut dhe ShBA-ve zgjat, është i suksesshëm, efikas dhe me ndihmën e tyre presim që deri në fund të këtij viti ta arrijmë edhe formalisht qëllimin tonë më të madh strategjik e që është anëtarësimi i plotë në NATO”, shkroi Pendarovski.