Barcelona është duke e përgatitur një ofertë në vlerë 112 milionë euro për sulmuesin e Interit, Lautaro Martinez, i cili është duke shkëlqyer në sulmin e Argjentinës me Lionel Messin në Kupën e Amerikës.
Martinez i mbush 22 vjet në gusht dhe ka qenë sensacioni i Argjentinës këtë verë, duke shënuar në dy ndeshjet e fundit për kombëtaren e tij dhe si rrjedhojë ka marrë shumë lëvdata nga mediat, transmeton Gazeta Express.
Ai është golashënuesi më i mirë i Argjentinës nën udhëheqjen e trajnerit Lionel Scaloni, pasi i ka shënuar pesë gola në nëntë ndeshje duke luajtur përkrah Lionel Messit.
Sipas Radio La Red, Barcelona ka vendosur se Lautaro është sulmues shumë më i mirë se bashkëlojtari i tij Mauro Icardi dhe është e gatshme t’i ofrojë 112 milionë euro për të.
Kjo do të ishte një rritje e jashtëzakonshme në çmim, duke ditur se zikaltrit ia paguan Racing Clubit vetëm 14 milionë euro për të para një viti.
Besohet se Lautaro e ka një klauzolë lirimi në vlerë 112 milionë euro në kontratën e tij me Interin.