Jotova: BE-ja gabon shumë që e la Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë për të pritur deri në tetor

Bashkimi Evropian ka bërë gabim të madh me shtyrjen e vendimit për fillimin e negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë për në tetor, deklaroi nënpresidentja e Bullgarisë Ilijana Jotova për BNT.

Marketing

“Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria mbetën të dëshpëruara. Jam e bindur se Evropa, Bashkimi Evropian nuk mund të pretendojë të jetë lider botëror,të intervenojë dhe parandalojë konflikte të ndryshme, nuk mund të ulet si partner i barabartë në tryezë me të mëdhenjtë nëse nuk siguron Ballkan Perëndimor një ditë të jetë pjesë e zgjerimit politik të BE-së, sepse nëse një kohë të gjatë mbesin duke pritur para hyrjes, qytetarët do të jenë të dekurajuar”,potencoi Jotova.

“Mendoj se BE-ja ka bërë gabim të madh që e ka shtyrë vendimin për në tetor”, theksoi sot në mëngjes nënpresidentja greke. Shpresoj se në BE në tetor do të jenë më të mençur sepse ne të gjithë e dimë se nga qershori deri në tetor nuk ka shumë kohë që të flitet për, nuk e di çfarë, realizimi të kritereve, theksoi Jotova,

Ajo potencoi se Maqedonia e Veriut ka dhënë angazhim të madh që të marrë datë për negociata, se kryeministri Zoran Zaev ka dhënë shumë premtime para qytetarëve, por edhe se liderët evropianë kanë dhënë shumë premtime deri tek Zaev dhe deri tek tërë vendi.

Jotova ende potencoi se Bullgaria është lobistja më e madhe për hyrjen e Ballkanit Perëndimor në BE.