Në sheshin e qytetit në Gostivar sot do të mbahet Dita e hapur për qytetarët si pjesë e aktiviteteve të trajnimit ushtarak “Goditje e shkëlqyer”, që do të mbahet në poligonin e armatës “Krivollak”.
Në Ditën e hapur, qytetarët do të kenë mundësi ta shohin pajisjen dhe të realizojnë komunikim direkt me pjesëtarët e armatave të cilët do të marrin pjesë në trajnim.
Në ngjarje është paralajmëruar edhe prania e ministres së Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, përfaqësuesit e Ministrisë së Mbrojtjes, Shtatmadhoria e Armatës dhe Ambasada e SHBA-së.
Trajnimi “Goditje e shkëlqyer” do të mbahet nga data 5 deri në datën 9 të këtij muaji, ndërsa do të marrin pjesë rreth 2.700 ushtarë të armatave të pesë shteteve aleate – SHBA, Lituani, Shqipëri, Bullgari dhe Mal të Zi. Qëllimi i trajnimit është përforcimi i procedurave operative standarde të njësive, përmirësim i interoperabilitetit, përparim i mirëkuptimit të përbashkët dhe besim i përforcimit të bashkëpunimit të ndërsjellë.