Shtrenjtohen benzina dhe dizeli

Çmimet e derivateve të naftës prej sonte në mesnatë rriten për një denarë deri në një e gjysmë, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë.

Marketing

Çmimet e EUROSUPER BS-95 rriten për 1,50 denarë për litër, përderisa çmimet e EUROSUPER BS-98, dizeli dhe Ekstra vaji i lehtë për amvisëri rriten për një denarë.

Sipas vendimit më të ri të KRRE-së, çmimi i ri i EUROSUPER BS-95 do të jetë 68,50 den/lit, ndërsa EUROSUPER BS-98 do të shitet me çmim prej 70,50 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i dizelit do të jetë 61,50 den/litër, ndërsa i Ekstra vajit të lehtë për amvisëri është 51 den/lit.

Çmimi i shitjes me pakicë i mazutit rritet për 1,612 den/kg në krahasim me çmimin e konfirmuar paraprak ashtu që çmimi i ri i mazutit do të jetë 34,849 den/kg.

Rritja e çmimeve të benzinave i detyrohet rritjes së çmimit të derivateve të naftës në tregun botëror dhe në kursin më të ulët të denarit në raport të dollarit në periudhën e fundit shtatëditëshe.