Është radha e grupit të parë të udhëtojnë drejt pjesës më të bukur të Turqisë, drejt Detit të zi, gjegjësisht qytetit Ereğli. Ky festival i cili tashmë në vete ngërthen një traditë dhe një rend mjaftë të mbarë këtë vit do të mbushë plotë 21 vite ekzistencë dhe për ne si Ansambël me përvojë është privilegj të jemi pjesë e një organizimi briliant.
Mjaftë punë, involvimi i ideve të reje, marrëveshja mes anëtarëve, zbavitja dhe rekreacioni janë elementet kyqe të cilat ansambli jonë me doemos i zbaton. Urojmë dhe besojmë që të na shkoj mirë e mbarë, të prezantohemi denjësisht e t’ia zbardhim emrin e shqiptarëve kudo që ndodhen, t’i tregojmë botës për thesarin që posedon kultura dhe vallja shqipe.
Kësaj here artistët e Ibes pos që do të prezantohen me valle do të kenë mundësinë të relaksohen dhe njëkohësisht të ndajnë skenën me emra të mëdhenj të estradës turke si Murat Boz, Hadise, Koray Avci, Yildiz Tilbe, Volkan Konak, Gulsen etj.
Ju ftojmë të na ndjekni e të argëtoheni së bashku me ne ditët në vijim.