Vasilevska kërkon paraburgim për Rashkovskin

Prokuroria Publike nën kontrollin e Zoran Zaevit për herë të tretë hesht lidhur me dyshimet dhe dëshmitë e dala në opinion për krimin 7 milionësh të kryer prej Dragi Rashkovskit gjatë furnizimit të sistemit për fluturim.

Marketing

Informacionet të cilat dolën në media tregojnë se Rashkovski i ndan tender kompanisë italiane Leonardo për furnizimin e sistemit për menaxhim me hapësirën ajrore në vlerë prej 7 milionë euro, edhe pse vlefshmëria e dokumentacionit të tenderit ka skaduar, në kundërshtim me konstatimin e Qeverisë si edhe në kundërshtim me disa zgjidhje ligjore, për të cilat siç thuhet në incizime duhet të ndryshojnë.

Ekzistojnë indikacione serioze se Rashkovski ka kryer vepër penale Keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit sipas nenit 353 paragrafi 5 sipas së cilit i kanoset dënim me burg prej së paku 5 vjet.

Prokuroria Publike duhet të lirohet nga presioni i Zoran Zaevit dhe të nisë procedurë për zbardhjen e këtij rasti në të cilin ekzistojnë indikacione serioze se është dëmtuar Buxheti i Republikës së Maqedonisë.

Me qëllim të zhvillimit të papenguar të hetimit nevojitet Prokuroria Publike menjëherë dhe pa anulime të kërkojë përcaktimin e masës paraburgim për Dragi Rahskovskin dhe personat e tjerë të involvuar me qëllim të zhvillimit të papenguar të hetimit.

Duke e pasur parasysh se bëhet fjalë për funksionar shtetëror të rangut të lartë, i cili ka numër serioz të kontakteve në vend dhe jashtë është e mundur arratisja e së njëjtit.
Ivanka Vasilevska – anëtare e KE të VMRO-DPMNE-së