Zëvendës ministri i punëve të brendëshme Agim Nuhiu sot para të pranishmëve në një konferencë mes kolegëve ka njoftuar se po promovojnë revistën shkencore profesionale ‘Siguria’.
‘Punonjësit shkencorë dhe profesionistët nga fusha e sigurisë do të mbeten bashkëpunëtorët e domosdoshëm në kultivimin e ideve shkencore dhe profesionale nga kjo fushë’, kështu ka njoftuar zëvendës ministri Nuhiu.