Premtimi më i ri për lëshim të sistemit deri në fund të qershorit ka ardhur pasi më parë në maj u paralajmërua që arkëtimit elektronik do të funksionojë në fillim të qershorit. Autoritetet në periudhën e kaluar shumë herë e prolonguan funksionimin e projektit.
Nuk u realizuan premtimet e Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore se sistemi elektronik për arkëtim të taksës rrugore do të fillojë deri në fund të qershorit. Premtimi i drejtorit Zoran Kitanov ishte që në qershor, në autostradën përgjatë Korridorit 10, taksa rrugore do të mund të paguhet me kartelë elektronike apo tag, transmeton META.mk.
“Gjithçka është gati dhe e testuar për të lëshuar në funksion arkëtimin elektronik të taksës rrugore – deklaroi drejtori Kitanov më 13 qershor.
Por nga ndërmarrja publike sot sqaruan se arkëtimi duhet të fillon të mërkurën.
“Jozyrtarisht, sistemi duhet të fillojë të funksionojë të mërkurën”, sqaruan nga ndërmarrja publike.
Me arkëtimin elektronik në pikë pagesën rrugore qytetarët do të fitojnë zbritje prej 2 deri 7 përqind në pikat për pagesë të taksës rrugore përgjatë Korridorit 10. Njëkohësisht, mënyra e re e pagesës mundëson pritje më të shkurta në pikat e arkëtimit, të cilat pikërisht në muajt e verës janë më të ngarkuara me numër të madh automjetesh të qytetarëve të cilët udhëtojnë në det. Premtimi më i ri se sistemi do të lëshohet deri në fund të qershorit ka ardhur pasi më parë në maj u paralajmërua që arkëtimi elektronik do të funksionojë në fillim të muajit qershor. Autoritetet në periudhën e kaluar më shumë herë e kanë prolonguar lëshimin në funksionim të projektit, për çka është nënshkruar marrëveshje për realizim të tij me kompaninë turke “Asellsan” në nëntor 2014.
Afati i parë për ta lëshuar në përdorim sistemin me aparate elektronike për arkëtim ka qenë fillimi i vitit 2016. Për blerje të kamerave, lexuesit e kartelave dhe pajisjen tjetër është marrë kredi nga BERZH në lartësi prej 18,7 milionë euro. Pas tre vite e gjysmë vonesë të projektit, aparatura e përgjithshme është instaluar në pikat e pagesës rrugore përgjatë Korridorit 10. Nëse dëshirojnë të paguajnë me sistemin e ri, qytetarët do të duhet në pikat e arkëtimit të blejnë kartelë elektronike me çmim prej 100 denarë. Opsioni i dytë është për 1200 denarë të bëhet tag për lexim automatik në pikën e pagesës rrugore.
Të dy aparatet elektronike do të duhet të rimbushen, me ç’rast shoferët do të fitojnë lirim prej 2 përqind nëse shuma e rimbushjes është nga 301 deri 10.000 denarë, 3 përqind lirim për shumë të rimbushur nga 10.001 deri 50.000 denarë, 5 përqind lirim për shumë të rimbushur prej 50.001 deri 300.000 denarë dhe 7 përqind lirim të çmimit për pikë pagesë rrugore gjatë rimbushjes së shumës prej mbi 300.001 denarë.